“Cërriku është kthyer një nga bashkitë model për gjetjet innvative”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ku bashkë me Kryeministrin Edi Rama kërkuan mbështetjen për rikandidimin e Andis Sallës më 14 maj.
“Në fakt në 14 maj ne kemi zgjedhjet vendore dhe patjetër Partia Socialiste, Kryesia e saj dhe të gjithë ne ju sollëm përsëri djalin tuaj që ka merituar respektin e çdo cërrikasi me punën që ka bërë. Andi vërtet ishte i ri, por në 4-vjeçarin e parë tregoi që di të punojë, të flasë pak dhe të punojë shumë. Jo më kot ka tërhequr vëmendjen dhe është bërë një nga bashkitë model për gjetjet inovative, për trajtimin e mbetjeve dhe gjetjet inovative që ai i ka implementuar për herë të parë në Cërrik. Kur ka njerëz të punës, njerëz të mençur, me vizion, këtu mund të bëhen punë shumë të bukura”, tha ai.
Numri dy i socialistëve u shpreh se Andis Salla nuk është vetëm, por ka mbështetjen e qeverisë dhe të ekipit të Partisë Socialiste.