Gjiknuri për Report Tv: Qeveria shtyn vlefshmërinë e ID-ve të skaduara vetëm për diasporën! Absurde të votojë kush s’ka dokument shqiptar

23 Janar, 15:34

Partia Socialiste nuk i pranon kërkesat e reja të opozitës mbi ndryshimet ligjore që i paraprijnë 11 majit. Damian Gjiknuri tha për Report TV se do të lejohen të votojnë me dokumente të skaduara vetëm emigrantët, dhe jo votuesit në Shqipëri. Ai e cilësoi absurde dhe alibi për humbjen, kërkesën e fundit të PD, që të votojnë edhe ata shqiptarë që nuk kanë asnjë dokument shqiptar identifikimi.