GJKKO ka në ‘tavolinë’ kërkesën për arrestimin e Ahmetajt, pritet përgjigjja! Do verifikohen telefonat, kompjuterët e dokumentet e sekuestruara

19 Korrik 2023, 15:39

Urdhra arresti, kontrolle banesash dhe sekuestrim pasurish, këto janë kërkesa me të cilat SPAK iu drejtua Gjykatës së Posaçme menjëherë pas aprovimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt. Ndërkohë që dy vendimet e para janë ekzekutuar, tashmë pritet të zbatohet vendimi i tretë i gjykatës për arrestimin e ish-zv.kryeministrit dhe personave të tjerë të akuzuar për bashkëpunim me të.