Gjon Pepaj, nga kampet e shfarosjes ne Amerikë

26 Tetor 2021, 07:23

Gjon Pepaj ishte 7 vjeç kur nisi rrugëtimin e vështirë nëpër kampet e internimit në verën e 1949. Gjithcka kishte jetuar deri në atë moshë do ti përmbysej prej momentin kur për gjithë natën do i nxirrnin me dhunë prej shtëpisë. I ati Gjek Luca dhe xhaxhai Gjok Luca ishin arratisur në Jugosllavi për ti shpëtuar ndjekjes së komunistëve, së bashku me 20 hotjanë të tjerë. Të gjithë ata mendonin se kjo arratisje ishte e përkohshme dhe se një ditë do të faleshin të gjithë, do të shpallej amnistia dhe ata do të ktheheshin në shtëpi pranë familjeve të tyre. Por regjimi komunist nuk do tu ndahej hap pas hapi edhe në perëndim e disa prej tyre edhe do të vriteshin në atentate siç urdhëronte qeveria komuniste e Tiranës.