Gjonaj urdhër drejtorëve të burgjeve: Bllokoni kriminelët për fushatë

5 Prill 2021, 12:27

TIRANE - Asnjë person që ndodhet në qeli nuk duhet të mendojë të organizojë situata që cënojnë sigurinë e fushatës elektorale në Shqipëri. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një mbledhje urgjente thirrur prej saj, me titullarët e burgjeve në vend, urdhëroi që ku ka indicie, të mos lejohet komunikimi i subjekteve të ndryshëm kriminalë me njëri-tjetrin, të dënuar apo paraburgosur, që mund të sjellin shqetësim gjatë fushatës.