Gjykata e Posaçme 'luftë' me SPAK për hetimin e pasurisë së Metës dhe Berishës, prokurorja Manjola Kajana bën rezistencë, ankimon në Apel urdhrin për nisjen e hetimeve

1 Shkurt 2023, 18:54

Një betejë ligjore ka nisur mes SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme për hetimin e burimit të pasurive të Sali Berishës dhe Ilir Metës, dy nga politikanët më të pasur në Shqipëri, i pari në listën e zezë të SHBA-ve, ndërsa i dyti me 4 procedime penale në SPAK. Shqiptarja.com mëson se prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, të datës 30 nëntor 2022, vendim i cili urdhëron SPAK-un që të hetojë pasurinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës, nëse është deklaruar sipas ligjit dhe nëse ka apo jo lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit gjatë trazirave të vitit 1997 dhe në fund të vitit 1999.