Gjyla Kujtila, stilistja popullore nga Çermenika

13 Janar 2020, 09:22

Veri Jug e nis sezonin e vitit të ri 2020 me një udhëtim në qytetin e Lashtë të Elbasanit dhe vjen në shtëpinë e mjeshtres së qepjes së kostumeve popullore Gjyla Kujtila. Në një galeri brilante veshjesh, Gjyla thotë se nuk është një stiliste me famë si ato të studiove të modës në Tiranë, por puna dhe kostumet e qëndisura dhe të qepura prej saj tregojnë se Gjyla punën e konsideron art dhe, prej gati 30 vjetësh, ka qepur me qindra kostume popullore, më së shumti kostume që vishen në dasmat e familjeve çermenikase, familjeve të Shqipërisë së mesme dhe familjeve nga Kosova.