Edhe Sali Berisha ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre me 400 euro. Berisha e zhvendosi vëmendjen te prokurorët, me ‘shënjestër’ kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thënë se ai ka bërë koorporatë me Sokol Sadushin e Gjykatës së Lartë, teksa marrin nga 7 mijë euro dhe flenë mbi dosjet e krimit.
Po ashtu ai deklaroi se gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri kanë tashmë ndër pagat më të larta në rajon, duke shtuar se në disa raste ato janë të barasvlershme me ato të vendeve të Bashkimit Europian.