Gjyqtarja e GJKKO-së “fundos” Sali Berishën, Irena Gojka: vjehrri kryeministër vendosi për dhëndrin

23 Tetor 2023, 14:10

Ndryshimi i destinacionit të ish-klubit Partizani nga zonë sportive në truall për ndërtim është bërë me firmën e Sali Berishës, si kryeministër dhe drejtues i KRRT-së. Gjykatësja Irena Gjoka e cila vendosi masën e sigurisë, shkruan se vjehrri në drejtimin e qeverisë, mori në vitin 2006 vendimin që ishte në favor të dhëndrit në kushtet e konfliktit të pastër të interesit.