Gjyveç me klitharaqe nga zonja Albana

5 Maj 2023, 11:38

Gjyveç me klitharaqe

Përbërësit:

  • 1 pulë mesatare
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • 2 qepë të thata
  • 4 lgj salcë domate
  • 2 lgj gjalpë të shkrirë
  • 500 gr makarona në formë elbi (klitharaqe)
  • 2 litra ujë
  • Gjethe dafine
  • Kripë, Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit. Shtojmë qepët e grira bashkë me racionet e mishit të pulës. I kaurdisim derisa qepët të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë salcën e domates, vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas hedhim ujin. Rregullojmë shijen me kripë, piper, gjethe dafine dhe e lemë mishin të zjejë mirë.

Më pas shtojmë gjalpin dhe klitharaqet dhe i kaurdisim për disa minuta. E kalojmë gatimin nga tenxherja në tavë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius. E lëmë të piqet për 15-20 minuta derisa klitharaqet të kenë përthithur gjithë lëngun e mishit. Pasi kemi fikur furrën, tavën e lëmë në nxehtësinë e furrës edhe për 15 minuta dhe më pas e shërbejmë.