‘Gongu’ i fundit, sot mbyllet fushata për 11 majin! PS dhe PD ‘masin’ forcat, pasdite mitingjet përmbyllëse në Tiranë

9 Maj, 12:08 | Përditesimi: 9 Maj, 12:08

Shqipëria drejt zgjedhjeve të 11 majit. Pas një muaji, sot mbyllet fushata. Të shtunën heshtje zgjedhore dhe të dielën 3, 713, 761 shqiptarë votojnë për mazhorancën e re. Për herë të parë voton edhe diaspora. PS mbyll fushatën në orën 19:30 pranë Parkut Olimpik. PD do të mbajë mitingun e saj përmbyllës në Bulevardin e Ri në orën 19:00

I.M/Shqiptarja.com