Gongu ra! Fushata u mbyll, sot heshtje zgjedhore! Nesër 3,7 milionë shqiptarë i drejtohen kutive të votimit! Për herë të parë edhe diaspora, rreth 246 mijë emigrantë të regjistruar

10 Maj 2025, 07:31 | Përditesimi: 10 Maj 2025, 07:31

Të dielën e 11 majit, mbi 3.7 milionë shqiptarë kanë të drejtën e votës për Kuvendin e ri. Për herë të parë, voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi. Sot është edhe afati i fundit i dërgimit të tyre nga vendi fqinj

r.k./Shqiptarja.com