‘Gonzato më vuri në siklet me frëngjishten e tij!’ Rama me diplomaci e batuta: Hera e parë që një president francez vizitoi vendin që nga pushtimi osman! Shqiptarët i duan të gjitha njëherësh

10 Prill 2025, 16:32 | Përditesimi: 10 Prill 2025, 16:32

Kryeministri Rama mbajti sot fjalimin para të pranishmëve në aktivitetin e Art-Explorer në Durrës, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ministri i Francës për Europën dhe të ftuar të tjerë.

Kreu i qeverisë tha se në fillim askush nuk besonte tek ky projekt, që do i shërbejë, artit, kulturës, turizmit dhe kthimit në destinacion.

Gjithashtu kujtoi se Franca tani i ka kthyer edhe sytë nga Shqipëria, teksa për herë të parë që nga pushtimi osman i vendit tonë, u vizitua nga një autoritet i lartë, si presidenti Emanuel Macron, për të cilin tha se do vijë përsëri më 16 maj.

 

r.k./Shqiptarja.com