Gratë e PS u revoltuan prej gjuhës linçuese, Berisha: Kulmi! Më akuzojnë për sjelljen e shfrenuar të të tjerëve

14 Shkurt 2023, 14:05 | Përditesimi i fundit: 2023-02-14 14:07:15

Sali Berisha ka reaguar për deputetet që u revoltuan prej gjuhës së përdorur dhe kërkuan përjashtimin e ish kryeministrit nga Kuvendi përgjithmonë. Në takimin me kryesinë, Berisha thotë se është kulmi që e akuzojnë për sjelljen e të tjerëve.

"Ju e shihni se si sillen në parlament. Kurrë parlamenti Linda-Rama nuk ka qenë në këtë situatë. Kurrë! Një grusht të zhveshur nga çdo moral politik, e trajtojnë parlamentin si një klub të neveritshëm, si një plaçkë të neveritshme. Bënë dje deklaratë që të më akuzonin mua si fajtor për sjelljet e shfrenuara të të tjerëve. Apo fajin e ka saliu edhe këtu? Kjo ishte kulmore. Ja ku shkon degradimi.

Duhet ta dini se aty nuk ishte vetëm Edi Rama, ishte edhe diçka tjetër. Ndaj kërkoj tani që koalicioni PD-PS i grave që të faktonte se për shfrenimet e tyre, fajin e ka Berisha. E dhashë këtë shembull për të thënë se shikoni se në çfarë shkalle, këta kanë humbur çdo lloj logjike. Kanë humbur gjithçka dhe janë të aftë të thonë çdo gjë, të ndërmarrin çdo gjë. Duhet të falenderojmë qytetarët për përgjegjësinë dhe pjesëmarrjen e tyre në protesta. Duhet të vazhdojmë.", tha Berisha.

    No videos found.