Gurabie të mbushura trëndafil nga zonja Vjollca

27 Janar 2021, 10:48

Gurabie të mbushura trëndafil

Përbërësit:

300 ml qumësht të vakët

10 gr maja e thatë

100 gr sheqer

70 ml vaj bimor

2 të bardha veze

1 pako vanilje

650-700 gr miell

1 lugë kafe kripë

Mbushja

150 gr gjalp

200 gr rrush I thatë

2 të verdha veze për lyerje

Mjalt për lyerje në fund pas pjekjes

Përgatitja:

Fillimisht vakim qumështin dhe vendosim në një tas të bollshëm shtojmë në të majanë e thatë, sheqer, vaj dhe I përziejmë me tel dore të gjithë përbërës sëbashku deri sa sheqeri dhe majaja të fillojë të shkrijë. Më pas shtojmë 2 të bardhat e vezëve( Të verdhat u ruajmë mënjëanë) 1 pako vanilje dhe vazhdojmë përzierjen me tel dore, shtojmë miellin duke e situr atë dhe 1 lugë kafe kripë, e punojmë brumin me dore deri sa përbërësit të lidhen në një brumë të butë si për byrek që nuk ngjitet nëpër duar. E mbulojmë brumin në tas dhe e lëmë atë të dyfishohet për 50 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë e nxjerrim brumin e punojmë pak lehtë dhe e ndajmë në 8-10 kulac, varet sat ë mëdha I doni gurabijet. Hapim secilën nga kulcaet në një petë të tradhë 2 mm praaa 0…2 cm diametër I petës   tttë jetë   25 cm Lyejmë petën me gjalp ambieeennnti dhe e mbledhim role si një cibuk të tradhë. E presim cibukun horizontalisht për së gjeri duke e lënë prerjen deri në 1 cm e fundit prerjet I kalojmë mbi njëra jetrën si litar dhe në fund rrotullojmë njërin skaj atë që e kemi lënë 1 cm duke e mbleedhur kulac kështu na formohet një formë si trëndafil. Të njëjtin veprim bëjmë dhe me petët e tjera. Vendosim ato në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje I lyejmë në fund me të verdhat e vezëve që ruajtëm mënjanë dhe I vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 190 gradë Celsius për 25 minuta. Pasi I nxjerrim nga furr ashtu të ngrohta I lyejmë me furcë me pak mjaltë dhe I shërbejmë.