Gurabiet e gjyshes nga zonja Vjollca

3 Dhjetor 2020, 11:54

Gurabiet e gjyshes

Përbërësit:

2 vezë dhe 1 të verdhë

1 1/2 filxhan çaji sheqer

1 filxhan çaj vaj bimor

1 filxhan çaji kos

5-6 filxhan çaji miell

1 pako pluhur pjekës

2 lugë gjelle lëkurë portokalli në rende

Përgatitja:

Në një tas vendosim vezët ( 2 copë) I përziejmë sëbashku me sheqerin deri sa vezët të zverdhen dhe sheqeri të shkrijë, shtojmë vajin vazhdojmë përzierjen, shtojmë kosin vazhdojmë përzierjen. Lajmë mirë portokallin e grijmë lëkurën në rende dhe e shtojmë në tas me produktet e lëngshme.Shtojmë miellin, pluhurin pjekës dhe përziejmë deri san a formohet një brumë jo shumë I fortë. Në një tepsi shtojmë letër pjekje dhe pasi të ndajmë brumin në kulaçë mesatar I japim formë rrumbullake I zbukurojmë sipër me pirun ose duke I prerë me majën e thikës si një kryq I lyejmë me të verdhë veze dhe I vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius për 25 minuta.