Hajdari në 'Pa Protokoll': Bandat në Elbasan provokuan me flamuj dhe militantë, asnjë i arrestuar

19 Mars 2021, 22:00

 

 

Kandidatja për deputet e ‘Nismës Thurje’, Rudina Hajdari thotë se bandat në qytetin e Elbasanit janë të veshura me pushtet dhe nuk janë ndëshkuar për vite me radhë. E ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, duke ju referuar përplasjeve që ndodhën Ditën e Verës’, Hajdari nënvizoi se ndëshkimi i këtyre bandave duhet të ishte kryer me kohë, dhe jo të pritej ajo ditë për 'ti identifikuar. Po ashtu Hajdari shtoi se nga gjithë ajo përplasje nuk ka asnjë person të shoqëruar në polici. Sipas Hajdarit, partitë politike atë ditë provokuan me flamuj dhe me militantë.

 

 

Ndëshkimi i këtyre bandave duhet të kishte ndodhur me kohë, nuk duhet të pritej 14 marsi për t'i identifikuar. Fakti që ata ndodheshin aty, nëse janë të veshur me vepra penale në të gjithë atë incident duhet të kishte të arrestuar. Në këto ngjarje, pse nuk ndodhi asgjë e tillë, ky është një indikator alarmant. Është faji i politikës që elementët kriminale nuk janë dënuar në Elbasan.  Ata vijnë në Elbasan në Ditë Vere dhe vjen dhe provokon me flamuj dhe militantë, këta duan që të krijojnë këto lloj skenash. Është një lloj mënyre për t'i dhënë alarmin gjithë Shqipërisë se ja çfarë ndodh. Ne nuk duam të shohim muskujt e të gjithë politikanëve që na kanë treguar prej vitesh.’- tha Hajdari.