Hajdari nga SHBA në 'Pa Protokoll': As Berisha dhe as Basha nuk e sjellin dot PD-në në pushtet! 'Foltorja' nisi në momentin e gabuar se iu prek interesi personal ish-kryeministrit

29 Tetor 2021, 22:32

Ish-deputetja Rudina Hajdari, nga SHBA-ja, ka deklaruar se opozita, në tërësi sot është më e përçarë se kurrë, e ndërsa sa i përket luftës së brenda brenda PD-së, ajo është e bindur se as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk i sjellin dot demokratët në pushtet. Kjo sepse sipas Hajdarit, Bsha dhe Berisha kanë tipare të njëjta të të drejtimit të partisë, tiparet e një lideri autokrat.