Halil Kastrati: Shqiptarët janë shembull i humanizmit, për 1 orë ja ndryshojnë jetën tjetrit

24 Dhjetor 2021, 22:16

‘Bamirësia shëron plagë varfërie.’ Kjo ishte tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjes. Të ftuar në studio ishin Drejtori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati, aktivistja Edlira Çepani, Orges Beti, gazetarja e Report Tv Elda Lame dhe humanisti nga Kosova Halil Kastrati, i cili përmes një lidhje me ‘Skype’ ndau eksperiencat dhe një mesazh për shqiptarët.