Hapen kutitë e Gramshit dhe Peqinit/ PD: Fletët e votimit të pavlefshme janë quajtur për PS! KAS: Jemi duke rivlerësuar provat për pavlefshmëri, s’ka rinumërim

17 Qershor, 11:46 | Përditesimi: 17 Qershor, 12:29

Në Pallatin e Sportit "Fahrie Hoti" në Tiranë ka nisur procesi i rinumërimit. Të parat janë hapur kutitë e Gramshit dhe Peqinit, pas pretendimeve të PD për manipulim të procesit zgjedhor, edhe përmes fenomenit të trenit bullgar. Për Gramshin dhe Peqinin nuk ka rinumërim, por verfikim të kutive me materialet zgjedhore. Deputeti i zgjedhur i PD, Bledi Himçi po e ndjek nga afër procesin e hapjes së kutive dhe vijon me akuzat. Report Tv sjell këto momente debati me përfaqësues të KAS, ku pretendon se fletë votimi që janë të pavlefshme, janë numëruar për Partinë Socialsite.

I.M/Shqiptarja.com