Hapet gara për kryetarin e partisë apo PD drejt drejtimit me organ kolegjial? Bardhi mbledh nesër strukturat drejtuese, javë vendimtare për selinë blu

4 Qershor 2023, 17:40

Këtë javë Partia Demokratike do të hyjë në fazën e diskutimeve për situatën e brendshme pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit. Gazment Bardhi ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar e një ditë më vonë edhe kryesisë për të vendosur nëse PD do të hapë zgjedhjet për kryetarin  e ri. Paralelisht me të, Lulzim Basha po zhvillon një seri takimesh që shihen si fushatë për rikthimin në krye të partisë