Hasude tradicionale nga zonja Mirela sipas recetës së vjetër të gjysheve

16 Shtator, 10:36 | Përditesimi: 16 Shtator, 10:36

Hasude

Përbërësit:

  • 3 gota ujë
  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë niseshte
  • 3/4 e gotës me gjalpë
  • Arra sipas dëshirës

Përgatitja:

Në tenxhere karamelizoni sheqerin derisa të marri ngjyrë, shtoni 2 gotat e ujit edhe gjalpin. Shtoni niseshtenë e tretur në ujë edhe filloni trazoni me shumë durim derisa të piqet ose e vendosni në tavë edhe e piqni në furrë pasi i keni shtuar arrat.

MC/Shqiptarja.com