Hazir Vukaj, 12 vite ferr për të përqafuar lirinë

12 Tetor 2021, 07:14

Hazir Vukaj ishte ende adoleshent, kur e arrestuan në vitin 1975, gjatë një tentative për t’u arratisur nga Shqipëria. Ëndrra e tij më e madhe ishte liria, por ai nuk do të mundej ta përqafonte as edhe për pak ditë. Haziri, tashmë qytetar amerikan, në moshën 65-vjeçare, jeton për të dëshmuar, deri në detajet më të imta për ç’ka përjetoi pas atij arrestimi dhe gjithë aventurën e tij të mëvonshme, deri në stacionin e fundit të mbërritjes në SHBA, pasi kishte kaluar plot 12 vite ferr në burgun e Spaçit dhe atë të Qafë Barit.