Hazir Vukaj, arratisja e dytë, një aventurë drejt lirisë

19 Tetor 2021, 07:26

Në fshatin Zogaj në Tropojë, të gjithë e shihnin HazirVukajn me dyshimin dhe përçmimin që regjimi induktonte mbi një ish të burgosur politik. Ai kishte marrë vulën e "Armikut të popullit" dhe me të duhet të jetonte përsa kohë regjimi të ishte në këmbë. Por Haziri ishte djalë i ri dhe paçka se e dinte çfarë e priste në rast se zbulohej, në mendje i sillej veçse arratisja.