Belind Këlliçi, drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës ishte ngarkuar dje që të udhëheqë bllokimet e trafikut diku pranë Bashkisë.
Ish- kandidati i Partisë Demokratike, i cili në zgjedhjet e fundit lokale e humbi bashkinë me 60 mijë vota diferencë, dështimin për të mos mbledhur mbështetës në protestën e djeshme u përpoq ta kompensojë me breshërinë e të sharave banale.
Në një video Belind Këlliçi teksa përplaset verbalisht me policinë lëshon ofendime banale duke tentuar të denigrojë figurën e policëve deri dhe në kërcënime se do ta shohin ata se cfarë do të ndodhë kur të vijnë ata në pushtet
Këlliçi u është drejtuar me fyerje rrugaçërore policëve që kryenin detyrën në mbrojtje të institucioneve dhe rrugëkalimit për qytetarët e bllokuar.