Historia tronditëse e Qazim Mulletit

27 Dhjetor 2021, 21:55

Qazim Mulleti është një personazh i rrallë. Historia jonë është treguar e rreptë dhe e padrejtë me të. I diplomuar në Universitetin e Gallatasarajt e më tej në Akademinë dipllomatiko-ushtarake të Vjenës, ai ishte nji nga poliglotët e rrallë që ka pasur Shqipëria. Njihte dhe fliste turqisht, greqisht, gjermanisht, arabisht, serbisht, italisht, latinisht dhe frëngjisht. Emrin e tij e hasim në ngjarjet kryesore historike të Shqipërisë që nga shpallja e pavarësisë, me tej si nji prej katër adjutantëve të Princ Vidit, si pjesmarrës energjik në Kongresin e Lushnjes, si komandant i forcave vullnetare për mbrojtjen e kufijve nga serbët, mbështetës i qeverisë së parë në Tiranë, e më tej i pozicionuar në rradhët e opozitës. Në fund të Luftës, ai merr sërish rrugën e mërgimit duke lënë në Shqipëri bashkëshorten dhe dhjalin e vetëm, të cilët nuk do t’i shihte më kurrë... Por ndryshe nga ky profil, për 50 vjet të regjimit komunist shqiptarët e personifikuan Qazim Mulletin me një figurë groteske. Kjo për shkak të një komedie, ku e tallën dhe e fyen atë dhe familjen e tij, duke përdorur për personazhet e komedisë emrat e tyre realë. Falë dëshmisë së mbesës së tij, Fatbardha Saraçi Mulleti, sot do të mësojmë historinë e vërtetë të familjes së Qazim Mulletit...