Humb nënoficeri i Gardës/ Familja: La armën në shtëpi, shfaqi probleme në karantinë

5 Maj 2020, 20:16

 

Humb gjurmët nga Sauku, nënoficeri i Gardës së Republikës Humbi një javë më parë nënoficeri i Gardës së Repyblikës. Ervin Derguti është 27 vjecari nga Sauku i Tiranës u nis për në punë në orën 05:30 të mëngjesit. I riu nga Burreli ka mëse 13 vite që jeton në zonën e Saukut bashkë me familjen e tij, ndërsa kishte mëse 2 vite që punonte si nënoficer shërbimi në Gardën e Republikës. Që nga periudha e izolimit për shkak të situatës nga Covid në vend 27 vejcari nuk kishte munguar asnjëherë në punë ndërsa kishte vijuar normalisht. Edhe të hënën e datës 27 prilli ai doli herët në mëngjes për të marrë turnin, ndërsa në orën 6 mëngjesit telefoni i tij doli i fikur. Familjarët kanë mundur të marrin edhe kamerat e sigurisë në rrugicën pranë banesës së tij, ku dallohet lëvizja e fundit e të riut, por nga verifikimet e bëra atë ditë ai nuk është paraqitur në punë, një destinacion që mban jo më shumë se 10 minuta në këmbë. Familja nuk ka asnjë informacion, kur kanë kaluar ditë edhe pas denoncimit të bërë në polici. Një letër u është dërguar nga familjarët edhe Ministrisë së Brendshme por nuk është mundur të zbulohet ende asgjë për fatin e 27-vjeçarit. Ditë më parë se të zhdukej i riu kishte shfaqur probleme ankthi për shkak të pandemisë. Në dijeninë e familjes nuk kishte patur konflikte me askënd, përvec një telefonate që bëri një ditë para se të zhdukej. Një shok e mori në telefon dhe nënës i pohoi se ishte një koleg i punës. Kishte mëse një muaj që ishte mbyllur në vetvete. Ditën që doli nga shtëpia ka qenë civil dhe nuk e ka patur me vete armën e shërbimit. I veshur me një xhup ngjyrë gri e hapur, pantallona blu, atlete të zeza, poshtë xhupit një këmishë me vija, Ervin Derguti ka humbur çdo gjurmë të tij.