Humb rishtaz Ibrahim Xhakeri, e vërteta e takimit me nipin tek markata e Elbasanit

| Përditesimi i fundit: 2019-03-06 21:39:10

Pjesa e dytë dt 6 Mars Pa Gjurme- Pa Gjurme- Humb rishtaz Ibrahim Xhakeri, e verteta e takimit me nipin tek markata e Elbasanit

Në kërkim të Ibrahim Xhaferrit, i cili rezulton i humbur që prej 8 shkurtit të këtij viti. 79-vjeçari babai i dy vajzave, Lida 36-vjeçe dhe Miranda 32-vjeçe, u zhduk në mënyrë të habitshme nga qyteti i Elbasanit. Për shkak se nëna e tyre vuan nga një sëmundje dhe të dyja vajzave u duhet të qëndrojnë me të, në studion e ''Pa Gjurmë", e denoncon këtë rast nipi i Ibrahimit, Beqiri.

Para viteve 90, Ibrahimi kishte punuar në metalurgjikun e Elbasanit, ndërsa pas ndryshimit të sistemit vitet e para të pas 90 do ta gjenin kudo, ndërsa bënte punë të ndryshme, si kopshtar dhe në ndërtim. Kanë qenë vite të vështira për të dhe familjen e tij, ndërsa bashkëshortja e Ibrahimit, Fatmira vuante nga epilepsia.

Ai ishte shtylla e shtëpisë, ndërsa bënte punë të vështira. E premtja e 8 shkurtit të këtij viti do të ishte një ditë edhe më e zymtë për familjarët. Ai kishte dalë si zakonisht për në markatën e qytetit për të bërë pazar. Sipas pohimeve që bëjnë familjarët, ai dukej shumë i mërzitur dhe se po atë ditë ai ishte takuar me nipin tjetër Hakiun, i cili ka një dyqan ushqimor në markatën e Elbasanit.

Kishin biseduar te dy për pak minuta, ndërsa Ibrahimi i kishte pohuar se do të kthehej për në shtëpi. Kishin kaluar disa orë pasi Ibrahimi kishte dalë nga shtëpia dhe në familje kishin filluar shqetësimet e para. Ai nuk po kthehej ndërsa dita po ngrysej. Pas kësaj, familjarët bëjnë denoncimin edhe në policinë e Elbasanit. Ditën e zhdukjes ai nuk ka patur asnjë dokument me vete. Sot do të trajtohet në studion e ’’Pa gjurmë’’, një nga të humburit më të fundit, me shpresën se do të ndizet një dritë jeshile për të shkuar në gjurmët e këtij 79- vjeçari….

Programe të tjera