Humbën thellë më 14 maj, Meta me një gjuhë si Berisha: Harrojeni se ndalemi, kundërshtojmë zgjedhjet dhe përshkallëzojmë aksionin opozitar

17 Maj 2023, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2023-05-17 17:51:26

Edhe pse kanë fituar vetëm 7 bashki në zgjedhjet e 14 Majit, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk e shikojnë se t'i shkojë ndër mend tërheqja apo mbajtja e përgjegjësive. Pas takimit që patën sot në Seli, i pari pas zgjedhjeve, Meta ka dalë për mediat dhe ka përsëritur se do të vijojnë luftën për atë që e quanë 'masakër zgjedhore'.