Humbi para 6 ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 70-vjeçarit

19 Mars 2019, 21:16

Humbi gjurmët me 13 mars te ketij viti. 70-vjecari ishte ne banese ate nate, kur ne mengjes heret familjaret nuk e gjeten ne dhomen e tij te gjumit. Me banim ne Tirane, familja thote se 70- vjecari nuk ka patur me vete as telefon dhe asnje lloj mjeti identifikimi. Baba i 9 femijeve u largua nga shtepia pa lene asnje gjurme.

Ai kishte probleme me kujtesen, ndersa jetonte ne shtepine e djalit te vetem ne zonen e Tiranes se Re. Sapo kishte mbushur te 70-tat ne shkurt te ketij viti, momentin e largimit, ai ka patur te veshur nje xhup ngjyre blu, nje bluze jeshile si dhe nje pale pantallona ngjyre kafe. 70 vjecari nga Tirana është nje burre shtatlarte, i cili dallohet per shkak te ecjes se tij te ngadalte, pasi mbante me vete edhe nje bastun. Familjaret, tashme pas denoncimit ne polici kane shperndare fotot e tij ne kryeqytet dhe kerkojne qe per kedo qe ka informacion te njoftoje menjehere.

Nga kerkimet e deritanishme qe familjaret kane bere, kane mundur te lokalizojne disa vendodhje te ndryshme te babait te tyre. Ai eshte pare ne zonen e Babrruse ne Tirane, ku ka qendruar per dy dite ne nje barake te braktisur, ne zonen e Xhamllikut, ndersa informacioni i fundit qe familjaret kane mesuar per Skender Shermemen eshte drejtimi qe ai ka marre drejt qytetit te Elbasanit