Humbi ‘vulën’ e PD-së nga Apeli, Berisha: Vendimi ishte marrë kohë më parë me urdhër të Ramës! Ishte i qëllimshëm tre ditë para regjistrimit në zgjedhje

3 Mars 2023, 20:02

Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Gjykatën e Apelit për vendimin e marrë për fatin e Partisë Demokratike. Berisha ka akuzuar gjyqtarët se kanë marrë vendimin me urdhër të Edi Ramës dhe e kanë mbajtur 9 muaj qëllimisht që ta bënin 3 ditë para regjistrimit në zgjedhjet vendore 2023.