Humbja drastike në zgjedhje, Çollaku: PD s’do vijë asnjëherë në pushtet nëse demokratët nuk bashkohen e s’kanë marrëdhënie strategjike me SHBA-në

16 Maj 2023, 18:18

Përçarja ndërmjet demokratëve solli humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 maj. Kështu thotë deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, i cili shtoi se demokratët të përçarë dhe pa një marrëdhënie strategjike me SHBA-në, PD s’do të vijë asnjëherë në pushtet