17 vjeçarja gjendet në transmetim live/ Sms-ja e shoqes ndihmon për kthimin e saj në shtëpi

30 Shtator 2019, 20:12 | Përditesimi i fundit: 2019-10-01 15:17:31

Një javë nga zhdukja më 23 shtator të këtij viti kthehet në shtëpi 17-vjecarja nga Lezha, Valentina Cuni. Pas denoncimit në ’’Pa gjurmë’’ përfundon Odisea e fshehjes së adoleshentes, dyshuar se u gënjye nga disa persona të cilët e mbajtën në Tiranë, me qëllim trafikimin. Këmbëngulja për të rënë në gjurmët e Valentinës, duke e risjell historinë e adoleshentes nga Lezha edhe këtë të hënë në ’’Pa gjurmë’’, solli kthimin e saj në shtëpi. Përgjatë 60 minutave transmetim live në kërkim të 17-vjeçares, pak minuta para përfundimit të emisionit, vëllai i Valentinës Kristjani njoftoi kthimit në shtëpi të 17-vjeçares, ndërsa në studio nëna Vitore Lazeri dhe vëllai Edmond Cuni bënin apel për ndihmë.