Humbja më 14 maj, nisin kritikat e para te ‘Rithemelimi’! Deputetë e anëtarë kryesie: Të reflektojmë, reformim! Berisha: Rama bleu votat dhe mediat

23 Maj 2023, 16:04

Sali Berisha nuk sheh asnjë përgjegjësi te vetja për humbjen e thellë të opozitës më 14 maj, megjithatë zërat brenda grupit të tij që po shohin nevojën për reflektim e deri në një lidership të ri, kanë nisur tashmë të shprehen publikisht. Më të qartë ishin para gazetarëve, pasi në mbledhjen me dyer të mbyllura që Berisha drejtoi për herë të parë pas humbjes, shmangu problemet e brendshme dhe foli vetëm për akuzat ndaj qeverisë.