‘I hymë detit me këmbë’, Rama: Pavarësuam drejtësinë nga pushteti politik, të tjerët nuk hynin në parlament kur u votua reforma

26 Mars, 18:30

Kryeministri Edi Rama, në takimin me të rinjtë në Shkodër, përmendi edhe njëherë se PS ia dorëzoi shpatën e drejtësisë pushtetit gjyqësor. Kreu i qeverisë tha se partia e tij ndërmori një sprovë të egër dhe realizoi reformën në drejtësi. 

“Por kjo mund të mbarojë. Mund të kthehet mbrapsht. Sot jemi ne këtu, unë dhe ju që jemi garant që kjo do të jetë kështu. Ne kemi pushtetin, kemi bërë dorëzimin e shpatës së ndëshkimit që normalisht është në duart e drejtësisë, jo të pushtetit politik, por që faktikisht ishte te zyra ime para se të isha unë aty ishte te zyra e atij para meje deri në 1912 nga qeveritë e para, te mbreti, diktatori, drejtësia ishte nën urdhrat e pushtetit politik. Bënte punët e veta kur nuk kishte lidhje me pushtetin politik. Altin Dumanin e njihni të gjithë por nuk është 22 vjeç. Mund të ketë 20 vjet që është Prokuror. E kishit dëgjuar përpara? Kishit parë përpara që ndonjë ministër apo person me pushtet që hynë e dalin në Tv të shkonte e të jepte llogari në Prokurori, të dënohej në gjykatë apo të arratisej. As prindërit, gjyshërit tuaj nuk kishin parë. Ka pasur vetëm njerëz të dënuar nga i pari i qeverisë. PS vendosi t’u hyjë detit në këmbë dhe të marrim përsipër sprovën më të egër që të pavarësojmë drejtësinë nga pushteti politik.", u shpreh Rama.