I kallëzuar për vrasje më 21 janar, Berisha: Budallallëqe të Ulsiut, Rama ishte përgjegjësi kryesor i asaj ngjarjeje

24 Janar 2023, 13:23 | Përditesimi i fundit: 2023-01-24 14:52:47

Ish-Kryeministri Berisha shumë shpejt pritet të thirret nga SPAK për të dhënë llogari për 21 janarin 2011 pasi tashmë është i kallëzuar zyrtarisht për vrasje. I pyetur sot në lidhje me këtë kallëzim, Berisha preferoi t’i quajë ‘budallallëqe të Ulsiut’ kallëzimin dhe akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor të asaj ngjarjeje.