I kërkuar nga Italia si koka e një bande droge me vëllezërit, 34-vjeçari i shpëton edhe policisë në Krujë pasi iu gjetën në banesë 145 kg kanabis! Në pranga kryeplaku bashkëpunëtor

30 Tetor 2021, 15:03

Në mars të këtij viti, Bujar Sefa u dënua në mungesë me 12 vite e 9 muaj burg për trafik kokaine dhe kanabisi në Itali, por kjo nuk e pengoi atë që të vinte në Shqipëri e madje të vijonte me të njëjtin aktivitet kriminal.

Në banesën e tij në fshatin Nojë të Krujës, Policia gjeti një ditë më parë 145 kilogramë kanabis, gati për shitje, dhe municion luftarak, por megjithatë sërish i riu ka mundur t'i shpëtojë prangave.