I mituri u zhduk nga shkolla në pushimin e drekës, Familja prej 2 muajsh në kërkim të 14-vjeçarit

Ditën e sotme në emisionin "Pa gjurmë" ka ardhur e prezantuar historia e një të mituri 14 vjecar Kristian Ndoj, nga Puka  i cili u zhduk 2 muaj më parë humbi kontaktet me familjen dhe që atëherë ajo nuk ka reshtur kërkimet për të rënë në gjurmët e tij.

Pali dhe Vitorja nga Pojani i Pukës janë prindër të 5 fëmijëve. Ata u transferuan në Lezhë në vitin 2006 dhe filluan punë aty. Kristiani që sot rezulton në skedën e të humburve ishte një nga djemtë e familjes Ndoj, i cili ishte larguar edhe më parë nga banesa, sikundër ndodhi edhe në vitin 2018 kur teksa iku bashkë më shokë të tij, nga shtëpia u gjet nga policia në plazhin e Shëngjinit, ai ishte i vetëm. Pasi policia e ktheu pranë familjes, prindërit Pali dhe Vitore e pyesin për shkakun e largimit të tij.

Babai i 14-vjeçarit Kristjanit, vendosi të rrëfente historinë e familjes në studion e emisionit pa gjurmë para gazetares Odeta Dume , ku tregoi se djali ishte është larguar datën e 22 dhjetorit, të 2018-ës në prag të  Krishtlindjeve nga shkolla dhe atë dite i biri ishte takuar me të vëllain të cilit i kishte dhe çantën, në kohën e pushimit të drekës.

Nga ajo ditë djali nuk është bërë më i gjallë.  Nuk dihet asgjë për fatin e tij, por familja dyshon se mund të jetë në Shkodër pasi sipas babait, Kristjani edhe më parë ishte larguar nga shtëpia , është gjetur nga policia në atë qytet ku është parë duke lypur.

Atë ditë e përcolla për në shkollë. Pasi ka mbaruar shkollën i ka dhënë vëllait çantën vëllait për ta çuar në shtëpi , pasi do vij më vonë. Nuk i kishte treguar vëllait se ku do shkonte. Më 22 dhjetor Kristiani  ka qenë në shkollë. Kemi kërkuar vetë fillimisht dhe më pas kemi denoncuar. Djali është larguar disa herë nga shtëpia dhe më parë por e kemi gjetur me anë të policisë. Nuk ka ikur ndonjëherë kaq gjatë , vetëm verën e kaluar filloi të largohej , nga shtëpia. Policia e gjeti atë herë në bregdetin e Shëngjinit, vetëm dhe nuk e dija as se ku ishte ushqyer.  Dy herë me anë të policisë e kemi gjetur në Shkodër.  Vetëm ai djalë na ka sjellë si familje shteësime e probleme, pasi të tjerët i kam shumë të rregullt. Djali shkonte rregullisht, në shkollë me mësime ka qenë mirë . Ka qenë shumë i shkathët por dhe pak harrakat, i lëvizshëm. E ëma qan çdo natë dhe ne si familje nuk kemi kushte të mira ekonomike. Kam kërkuar edhe në Shkodër për të kontrollur, por deri më sot nuk kam parë asgjë.

Pali Ndoj, babai i 14-vjeçarit

Sot po bëhen gati 2 muaj që nga largimi "Pa gjurmë" i Kristianit. Si shënjë dalluese ai ka një të carë pas koke. Familja është ende në kërkim të tij, pasi ky është largimi më i gjatë nga banesa e të miturit 14-vjeçar, djalit me flokë e sytë e zinj.

Programe të tjera