I shprehu shqetësim për legalizimet, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës: Demokrat, demokrat por duhet me t’i thënë të mirat!

11 Korrik, 13:21 | Përditesimi: 11 Korrik, 13:21

Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj i shprehu shqetësimin kryeministrit Edi Rama për çështjen e legalizimeve. Ai tha se në 6 muaj janë bërë 14 legalizime nga 175 dosje. Ai tha se ka edhe shumë persona në fshatra, që presin të marrin certifikatat e pronësisë.

Kryeministri Rama i tha me batutë se edhe pse është demokrat duhet ta vlerësojë për përkushtimin në këtë punë. Ai shtoi se në zona të tilla si Puka, banorët duhet ta marrin titullin e pronësisë dhe të mos pritet derisa të futen në hartën dixhitale.

r.k./Shqiptarja.com