‘I zënshin HAKAT e popullit, mos i hëngshin lekët’, zonja lëshon GOJËN ndaj gjyqtarëve e prokurorëve

25 Qershor 2020, 10:31 | Përditesimi i fundit: 2020-06-25 11:45:44

Telefonata e parë mëngjesin e sotëm në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ishte nga një zonjë nga Tirana e cila e lëshoi gojën dhe mallkoi Live gjyqtarët dhe prokurorët. Telefonuesja tha se njerëzit e drejtësisë kanë bërë shumë zullume dhe mallkoi duke u thënë:” I zënshin hakat e popullit, mos i hëngshin ato para”.