Ikja e Grida Dumës, ja komenti i Ilir Metës

8 Nëntor 2022, 13:06

Në konferencën për shtyp nga Selia e Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet edhe në lidhje me lënien e mandatit të deputetes Grida Duma.

“Çdo akt individual është i respektuar dhe nuk më takon mua të komentoj arsyet e dorëheqjeve. Mund t’ju them me bindje të plotë se Parlamenti i 25 prillit është totalisht i deformuar, është shumë larg të qenit një Parlament funksional, shumë larg të qenit një Parlament që mbron institucionet e pavarura”, tha Meta.