Ilir Meta nxjerr bllof Berishën: Jemi këtu se Rama kërkon të marrë vulën e PD

3 Mars 2023, 13:48

Edhe pse deri tani ishte deklaruar që protesta nuk kishte lidhje me gjyqin për fatin e Partisë Demokratike, Ilir Meta e ka thënë hapur se janë mbledhur për shkak se Rama sipas tij kërkon të marrë vulën e PD.

“Është tronditur në themel siguria juridike, parim thelemor i Kushtetutës sonë. Jemi këtu se këti të marri nuk i mjafton që zaptoi Partisë Socialite, me disa njerëz që janë kthyer në kartonë, dhe tani kërkon të marrë edhe vulën e Partisë Demokratike. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karaktiriale, politike po e po, sot është në panikun e presioneve nga më mafiozet”, tha Meta.

“Pse i duhet të asgjësojë PD dhe cdo zë kritik opozitar? I duhet të vjedhë Akoma më shumë e të mos japë llogari. Jo vetëm kaq por të fyejë qytetarët, ndaj të vijojmë rrugën tonë protesta dhe zgjedhje. Jam i sigurt që me 14 maj do jemi këtu për të festuar fitoren e Belind Këllicin, Igli Carës dhe Luciano Bocit”, vijoi Meta.