Ilir Meta: S’kam asnjë lidhje me privatizimin e CEZ, kam bërë punë të shkëlqyer

22 Shkurt 2023, 13:48

Kryetari i Partisë së Lirisë është shprehur se ka dhënë sqarime shteruese për ccështjen CEZ-DIA që në vitin 2015.

“Kam dhënë shpjegime kur ka dalë kjo çështje në publik, pas një shkrimi të një kolegeje tuaje që manipulonte të dhënat e procesit të arbitrazhit në Vjenë.  Për të cilën kompania bëri një deklaratë publike, të cilën e botoi edhe Endri Fuga e botoi edhe në faqen e Kryeministrisë atë kohë.  Ajo përgënjeshtronte të gjitha mediat që kishin përfshirë pa të drejtë emrin e kryetarit të Kuvendit në atë kohë Ilir Meta sikur ishte përmendur në procesin e arbitrazhit që gjoja kishte përfituar nga çështja CEZ-DIA.  Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me procesin e privatizimit të CEZ, kam qenë në opozitë. Nuk kam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA. JKjo marrëveshje është bërë kur Ilir Meta nuk ka qenë ministër Ekonomie.   E rëndësishme është që gjatë 4 muajve si ministër i Ekonominë që unë kam qenë fundi i shtatorit të deri në fillim të janarit CEZ nuk ka fituar asgjë dhe kemi qenë në debate të vazhdueshme për mungesën e performancës së tyre dhe investimeve që mungonin dhe ata duhet t’i kishin bërë.  ERE në atë kohë mori një vendim që favorizonte CEZ në dëm të KESH Ministria e Ekonomisë e kundërshtoi ashpër.  Është e qartë që sot dhe asnjë herë nuk mund të ftohem për asnjë akt timin, për asnjë urdhër, për asnjë vendim, që ka të bëjë me pozicionin zyrtar”, tha Meta.