Imeraj: Meta nuk shkoi prej reformës ne drejtësi në SPAK por për një çeshtje që duhet hetuar!

24 Shkurt 2023, 22:12

Ndërsa, ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj tha se thirrja e Metës nuk duhet të jetë një arsye për t’u duartrokitur dhe nuk duhej parë si rezultat i reformës në drejtësi sepse është thirrur edhe më parë në prokurori.

“Si qytetare, prokuroria gjithmonë ka qenë në funksion Meta është marrë disa herë në pyetje në organet e prokurorisë. Fakti i marrjes në pyetje i personave në rrethana si deklaruar nuk është ndonjë gjë për të cilën duhet të brohorasim.

Nuk dihen elementët e rinj që SPAK mund të ketë për hetim, apo është zgjeruar rrethi i personave për të cilët mund të ketë dyshime. Unë nuk dua ta lidh me reformën në drejtësi sepse është thirrur në prokurori edhe më parë”-tha Imeraj.