Inceneratorët, tensionet në Ukrainë dhe historia e Xhafer Devës

15 Shkurt 2022, 07:28

Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla në një intervistë për '5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, tha se nuk do të ketë luftë, por e gjitha do të jetë një "luftë nervash propagandistike" dhe kërcënimesh që Rusia të fitojë betejën e saj në tavolinë. Eksperti tha se në fakt e gjithë kjo luftë është ekonomike dhe se Rusia kërkon që të rrisë rolin e tij ndërkombëtar dhe për këtë shfrytëzon dobësitë e vendeve perëndimore. Projekti i BE-së për restaurimin e shtëpisë së ish-ministrit të-Brendshëm, Xhafer Deva gjatë Luftës së II Botërore, ngjalli debate të forta në Kosovë, ku historianët dhe politikanët u ndanë pro dhe kundër këtij financimi. Qytetarët e Tiranës paguajnë 71 mijë euro në ditë për pastrimin qytetit, por djegiet nuk bëhen. Kështu tha i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Belind Këlliçi, deputet në grupin e Berishës, i cili tha se inceneratori i Tiranës ka marrë 40 mln euro për një vepër që nuk ekziston