Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi: Shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për të groposur mbetjet! SPAK të reagojë, të ndërpresë pagesat nga Bashkia

17 Janar 2023, 11:59 | Përditesimi i fundit: 2023-01-17 17:04:06

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedime me gazetarët ka publikuar një material ku sipas saj vërtetohen shkeljet e aferës së inceneratorit të Tiranës. Ajo kërkoi që organet e drejtësisë të ndërpresin pagesat për këtë incenerator.