Incident në Maliq, deputeti Spaho ndërhyn në takimin e Topçiut, futet duke filmuar! Kryebashkiaku: Kështu i merrni votat ju

12 Maj 2023, 11:59

Tre ditë para zgjedhjeve vendore, një incident ka ndodhur në fshatin Vreshtas të Maliqit.

Gjatë një takimi elektoral që po kryente Gëzim Topçiu, kryebashkiaku aktual, në zonëm e Vreshtasit me traktoristët ka shkuar deputeti i PD Edmond Spaho i cili ka filmuar procesin (takimin e tyre) dhe ka tentuar të ironizojë dhe akuzojë Topçiun.