Integrimi në BE, Rama batuta: S’do të bëhemi kurrë vend si Gjermania, larg qoftë

10 Shtator, 14:55 | Përditesimi: 10 Shtator, 14:55

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, teksa fliste për integrimin europian të vendit, u shpreh se kjo do të ishtë trashëgimia më e madhe që mund t’u lihet fëmijëve.

Rama bëri batuta teksa u shpreh se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë një vend si Gjermania, duke shtuar “larg qoftë”, ndërsa shtoi se vendi ka nevojë të ruajë pjesën e gëzueshme të jetës. Kreu i qeverisë shtoi se kjo është arsyeja pse ambasadorët e huaj në vendin tonë duan të rrinë më gjatë se sa misioni i tyre dhe largohen të trishtuar.

r.k./Shqiptarja.com