Në seancën e sotme në Kuvend u zhvillua interpelanca e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Zhupa dhe Manastirliu zhvilluan një debat të ashpër, teksa nuk lanë edhe pa hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës.
Manastirliu në fjalën e saj i tha Zhupës se këto në seanca pas vrasjes është treguar bulliste dhe nuk ka folur për ngjarjen tragjike por për karrigen e saj, duke e politizuar ngjarjen tragjike tek shkolla ‘Fan Noli’.
'Tregove që je një bulliste. U ngrite për të folur për hallin e shqiptarëve dhe tregove se më në hall je ti për një karrige. Nuk do isha marrë fare. E nevojshme të vija një pasqyrë për shembullin tënd. Sepse lidhet direkt me edukimin e fëmijëve. Do e vlerësoja nëse do ishte e sinqertë. Për një ngjarje që na ka prekur të gjithëve. Me shumë dhimbje.'