Investigimi/ Bie pretendimi i PD për "trenin bullgar" në Peqin! Fletët e votimit "prodhim" i KQZ për trajnime dhe mediat, por pa vula

24 Maj 2025, 20:13 | Përditesimi: 24 Maj 2025, 21:15

PD pretendon se disa fletë votimi të gjetura në një lokal në Peqin janë përdorur për fenomenin e “trenit bullgar”. Por çfarë është kjo skemë, dhe përse në rastin e denoncimit të PD-së nuk gjen vend. Që kjo teknikë manipulimi zgjedhor të funksionojë duhet që fleta që arrin të dalë nga qendra e votimit, të jetë origjinale e vulosur nga KQZ, dhe jo e falsifikuar si në rastin e Peqinit, pasi rrjedhimisht, edhe nëse do përfundonin në ndonjë kuti votimi, do shpalleshin të pavlefshme.

    E.H/Shqiptarja.com